Kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, ka marrur sot pjesë, në garën komunale për “Testimin e nxënësve, se sa i njohin shenjat e komunikacionit”, e zhvilluar në fshatin Pirok.
Përpos medaljeve, si simbolikë motivimi, ai ju dhuroi tre vendeve të para dhurata, duke filluar prej biçikletës, e deri tek veshmbathjet sportive.
Gara komunale, e cila realizohet për 9 vite rradhazi, këtë vit, u zhvillua, nën moton “Semafori për fëmijë”.
Përpos, prezencës së kryetarit të komunës së Bogovinës Feti Abazi, pjesë e organizimit të garës ishin edhe sekretari i arsimit Minur Asani dhe dy drejtorët e shkollave fillore të Pirokut dhe Bogovinës, Besim Besimi dhe Abdylbasit Xhaferi, si dhe komisioni përkatës.
Mxënësit realizuan garat komunale, si në pjesën praktike, poashtu edhe në atë teorike, në kuadër të lëndës Teknike.
Përmes testimit teorik, në lidhje me njohuritë e nxënësve, për shenjat e komunikacionit, atyre ju dhuruan mirënjohje, ndërsa, tre vendet e para morrën çmime, si vijon:
Vendi i parë, biçikletë, Anid Sulejmani.
Vendi i dytë, trenerka, Abdulla Kadrija.
Vendi i tretë, atlete, Ermal Ejupi.
Paralelet klasore, që ju nënshtruan këtij testimi, ishin klasat e V-ta, duke vazhduar deri në klasat e VIII-ta. Me gjithjsejt, 28 nxënës, që përfaqësonin në total, 6 shkolla fillore.


















