Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi: Fillon ndërtimi i rrugës Prekovec, në Bogovinë. Do lehtësojë qasjen drejt tokave bujqësore dhe do lidhë fshatin me zonën industriale
Ballina

Feti Abazi: Fillon ndërtimi i rrugës Prekovec, në Bogovinë. Do lehtësojë qasjen drejt tokave bujqësore dhe do lidhë fshatin me zonën industriale

“Sot shënuam fillimin e ndërtimit të rrugës Prekovec në Bogovinë, një projekt i shumëpritur për banorët e kësaj zone. Kjo rrugë do të lehtësojë qasjen drejt tokave bujqësore dhe njëkohësisht do të lidhë pjesën e fshatit me zonën industriale në Bogovinë”, ka njoftuar, kreu i komunës Feti Abazi, në Facebook.

Tutje, ai ka konstatuar, se ky nuk është as projekti i parë, por as i fundit, që po realizohet, si pjesë e programit qeverisës, në kuadër të kampanjës elektorale.

“Një hap konkret drejt zhvillimit ekonomik, përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të mundësive të reja për qytetarët tanë.

Një nga një, premtimet e platformës sonë zgjedhore po bëhen realitet”, ka përfunduar, ai.

Comments are closed

Related Posts