Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi: Filloi ndërtimi i rrugës që do lidhë, Siniçanin e Epërm me Siniçanin (FOTO)
Ballina

Feti Abazi: Filloi ndërtimi i rrugës që do lidhë, Siniçanin e Epërm me Siniçanin (FOTO)

“Sot e nisëm edhe një projekt të rëndësishëm  për ndërtimin e rrugës lokale që lidh Siniçanin e Epërm me Siniçanin, një projekt i shumëpritur dhe tejet i rëndësishëm për banorët e kësaj zone”, ka shkruar kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.

“Kjo rrugë do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin, do të përmirësojë kushtet e jetesës dhe do të krijojë mundësi më të mira për zhvillim. Si një fshat malor, investime të tilla janë kyçe për të parandaluar shprazjen dhe për të nxitur rikthimin e jetës në këtë vend të bukur.

Të përkushtuar për të ndërtuar infrastrukturë që u shërben qytetarëve tanë dhe i jep të ardhme zonave tona rurale!”, ka përfunduar, ai.

Ky projekt për këtë fshat, ishte njëra nga pikat programore të Feti Abazit, në fushatë.

Comments are closed

Related Posts