Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi: Falë reagimit të zjarrfikësve tanë dhe të Tetovës. U shua zjarri në rrugën, për në Novo Sellë
Ballina

Feti Abazi: Falë reagimit të zjarrfikësve tanë dhe të Tetovës. U shua zjarri në rrugën, për në Novo Sellë


Sonte, falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të njësisë sonë të zjarrfikësve, si dhe mbështetjes së çmuar nga ekipet e Njësisë Territoriale të Tetovës, u bë e mundur shuarja me sukses e zjarrit që kishte përfshirë zonën pyjore përgjatë rrugës për në Novo Sellë, afër vendit të njohur si Zabel”, ka njoftuar, kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në rrjetet sociale.

Tutje, ai ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për guximin e zjarrfikësve, që kanë treguar në këtë aksion, për mbrojtjen dhe shpëtimin e pasurisë natyrore.

Shpreh mirënjohjen time të thellë për guximin, sakrificën dhe përkushtimin tuaj në mbrojtjen e pasurisë sonë natyrore nga dëme të mëdha. Falë jush, u parandalua një rrezik serioz për pyjet dhe mjedisin tonë.

Ju faleminderit për shërbimin dhe angazhimin tuaj të palodhshëm!“, ka përfunduar, Abazi.

Comments are closed

Related Posts