Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi: Dënojmë dëmtimin e 45 shtyllave sinjalistike, në Malin Sharr
Ballina

Feti Abazi: Dënojmë dëmtimin e 45 shtyllave sinjalistike, në Malin Sharr


Dëmtimi i 45 shtyllave sinjalistike, përgjatë rrugës Kodra e Diellit – Maja e Titos, ka shqetësuar edhe autoritetet komunale të Bogovinës. Kreu i kësaj komune Feti Abazi, ka theksuar se ky projekt shenjëzimi i mbështetur nga ambasadat e Austrisë, Sllovakisë dhe Çekisë, dhe bizneseve lokale të komunës së Bogovinës dhe Tetovës, ka ndihmuar në zhvillimin e turizmit malor, ndërsa dëmtimi i sinjalistikës rrugore vetëm e dëmton potencialin e zhvillimit të vendit tonë.

Postimi i plotë, nga Feti Abazi:

DËNOJMË VANDALIZMIN NË MALIN SHARR!

Me shqetësim të madh dënojmë dëmtimin dhe shkatërrimin e shenjëzimit dimëror në shtegun Kodra e Diellit– Maja e Titos. Mbi 45 nga 112 shtyllat e vendosura janë dëmtuar, shkatërruar ose larguar.

Ky është një dëm i madh për një projekt të realizuar me mbështetjen e Ambasadave të Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, me pjesëmarrjen e vullnetarëve dhe bizneseve lokale nga Komuna e Bogovinës dhe Tetovës.

Turizmi malor është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e Komunës së Bogovinës. Prandaj, çdo akt vandalizmi dëmton jo vetëm një investim, por edhe përpjekjet tona për ta zhvilluar dhe promovuar Malin Sharr si destinacion turistik.

Ta mbrojmë atë që është e jona. Mali Sharr është pasuri e përbashkët!”, ka shkruar, ai.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts