Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Fatmir Sabriu në takim me donatorët: Fokusi ynë, mbrojtja e dhunës gjinore në familje
Lajmi i Fundit

Fatmir Sabriu në takim me donatorët: Fokusi ynë, mbrojtja e dhunës gjinore në familje

Në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini është mbajtur sot një takim koordinues me përfaqësues të komunitetit donator, ku u diskutuan hapat e ardhshëm dhe prioritetet kryesore në fushën e barazisë gjinore në vend.

Sekretari shtetëror Fatmir Sabriu theksoi përkushtimin e institucioneve për avancimin e të drejtave të njeriut dhe zbatimin e politikave publike në përputhje me Strategjinë për Barazi Gjinore dhe Planin Nacional të Veprimit 2025–2027.
Sipas tij, fokusi institucional mbetet në përgatitjen e raporteve vjetore për zbatimin e strategjisë, hartimin e strategjive të reja për periudhën 2028–2034, harmonizimin e legjislacionit vendor me direktivat e Bashkimit Evropian, si dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.
Nga Ministria u bë e ditur se mbetet e hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët donatorë, me qëllim ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.

https://www.facebook.com/share/p/1HFcb2A9Ai/

Comments are closed

Related Posts