Sekretari i ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Fatmir Sabriu. Ditën e sotme ka qenë prezent në Konferencën Trilaterale “EMPOWERED”, ku është diskutuar punësimi i personave me aftësi të kufizuara.
“Sot mora pjesë në Konferencën Trilaterale “EMPOWERED”, e fokusuar në bashkëpunimin rajonal dhe politikat gjithëpërfshirëse për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.
Në një moment të rëndësishëm për vendin tonë, pasi jemi në proces të hartimit të Ligjit të ri për Rehabilitimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, kjo konferencë shërben si një platformë e vlefshme për shkëmbimin e praktikave të mira dhe forcimin e politikave publike në këtë fushë”, ka shkruar ai, në Facebook.
“Qëllimi ynë mbetet ndërtimi i një sistemi modern, funksional dhe të bazuar në të drejtat e njeriut, i cili krijon mundësi reale për punësim të barabartë dhe përfshirje të plotë në tregun e punës”, ka përfunduar, Sabriu.















Comments are closed