“Një fytyrë e re për Entin e Rehabilitimit!”.
“Sot pashë nga afër se si po transformohet Enti për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve. Falë mbështetjes prej 1.5 milionë euro nga BE, po krijojmë kushte dinjitoze për fëmijët me nevoja ndryshe”, ka njoftuar në Facebook, sekretati i ministrisë së Politikës dhe Punës Sociale, Fatmir Sabriu
“Nga një godinë tradicionale, po kalojmë në një qendër moderne që ofron:
Pishina dhe zona sportive
Dhoma senzorike
Hapësira për art dhe terapi
Së shpejti gati për qytetarët! Punojmë çdo ditë për ata që kanë më shumë nevojë” ka përfunduar ai.














