Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Fatmir Limani i bashkohet sërish Ali Ahmetit – Largohet nga VLEN
Lajmi i Fundit

Fatmir Limani i bashkohet sërish Ali Ahmetit – Largohet nga VLEN

Sonte në Tiranë është zhvilluar një takim pas iftarit mes disa figurave të rëndësishme politike shqiptare në rajon. Në këtë takim kanë marrë pjesë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, si dhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, shkruan Tema.mk, përcjell Pollogu.news

Sipas informacioneve, në këtë darkë ishte i pranishëm edhe Fatmir Limani, për të cilin thuhet se ka arritur një marrëveshje për t’iu bashkuar sërish kampit politik të Ali Ahmetit.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të qetë pas iftarit, ndërsa burimet thonë se janë diskutuar zhvillimet politike dhe bashkëpunimi i mëtejshëm mes faktorëve politikë shqiptarë në rajon.

Pas zhvillimeve të fundit në VLEN dhe përjashtimin e Limanit nga Lëvizja BESA, siç duket përfundimisht Fatmir Limani është rikthyer në BDI.

Comments are closed

Related Posts