Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Fatmir Limani: Donit luftë me mua. Shumë shpejtë, do përballeni në zgjedhje
Lajmi i Fundit

Fatmir Limani: Donit luftë me mua. Shumë shpejtë, do përballeni në zgjedhje

Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke paralajmëruar zhvillime të reja politike në vend.

Në një postim të publikuar së fundmi, Limani ka cituar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili ka theksuar se “shumë shpejt do të ketë zgjedhje parlamentare”.

Duke iu drejtuar kundërshtarëve politikë, Limani shkruan:
“Me Fatmir Limanin donit luftë, tani tregoni sa vleni! Së shpejti do t’ua mundësoj ta tregoni veten!”.

Ky reagim vjen në një moment të tensionuar politik, ndërsa paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme po shtohen.

Mesazhi i ministrit shihet si sfidë e drejtpërdrejtë ndaj kundërshtarëve, duke lënë të kuptohet se përballja politike mund të konkretizohet në kutitë e votimit në një afat të afërt.

Comments are closed

Related Posts