Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Familjarët e viktimeve të tragjedisë së Koçanit, ankohen për proces të ngadalshëm gjyqësor
Kronika e Zezë

Familjarët e viktimeve të tragjedisë së Koçanit, ankohen për proces të ngadalshëm gjyqësor

Procesi i gjykimit për zjarrin tragjik i vitit të kaluar po zhvillohet shumë ngadalshëm, janë ankuar kështu familjarët e viktimave.

Seancat gjyqësore po zhvillohen me një ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë, e në disa raste vetëm një ose dy dëshmitarë që dëgjohen, dhe disa nga ata që thirren nuk paraqiten fare në gjykatë, raporton press24.
Sot në seancë dëgjimore ishte studentja Tea Gjorgieva, e cila tha se mjetet pirotenike ishin vendosur shumë afër të pranishmëve në lokalin Puls.

“Turma ishte e madhe. Në një moment rashë dhe u bllokova. Era ishte e rëndë, e thartë, e panatyrshme. Dëgjova shpërthime pas meje”, citohet të ketë thënë ajo duke përshkruar situatën e cila u shndërrua më 16 Mars 2025 në tragjedi kur humbën jetën 63 persona e afro 200 të tjerë u lënduan.

Më shumë se 30 persona, përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë, janë akuzuar nga zyra e prokurorisë publike. 3 kompani janë gjithashtu në gjykim që nga Nëntori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts