Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Enver Pajaziti, kandidat i mundshëm i BDI-së për Bërvenicën
Ballina

Enver Pajaziti, kandidat i mundshëm i BDI-së për Bërvenicën

Pas vdekjes së kryetarit të Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, në skenën politike kanë nisur kalkulimet për zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të mbahen në muajt e ardhshëm, siç parashikon ligji.

Sipas informacioneve që ka siguruar Tema.mk, në radhët e BDI-së po përmendet emri i Enver Pajazitit si një nga kandidatët e mundshëm për garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës, përcjellë Tema.

Burime vlerësojnë se BDI mund të rikthejë në garë Enver Pajazitin, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e përballjes për drejtimin e komunës.

Nga ana tjetër, koalicioni VLEN ende nuk ka dalë me ndonjë emër apo qëndrim zyrtar për kandidatin e mundshëm që do ta përfaqësojë në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Si herave tjera, BDI po mundohet të luaj lojën e vjetër që shqiptarët mos udhëheqin me komunën e Brvenicës.

Mbetet të shihet nëse emri i Enver Pajazitit do të zyrtarizohet nga BDI dhe cilat do të jenë lëvizjet e partive të tjera në javët në vijim, ndërsa gara për Bërvenicën pritet të jetë një nga më të ndjekurat në zonën numër gjashtë.

Comments are closed

Related Posts