Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Elmazi: Fitova, ngase “fshehurazi” për mua votuan, edhe anëtarësia e BDI-së
Ballina

Elmazi: Fitova, ngase “fshehurazi” për mua votuan, edhe anëtarësia e BDI-së

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, në një prononcim në emisionin e përjavshëm “Gjurmë Speciale” në portalin Gjurmë.info, për herë të parë ka folur për zgjedhjet lokale dhe fitoren e tij kundrejt BDI-së në Saraj, komunë që llogaritej bastion i këtyre të fundit.

Elmazi tha se fitoren e tij e sollën qytetarët që vlerësuan programin e tij para oponentit.

Sipas tij, mes tjerash, fitorja erdhi si pasojë e faktit se atë e votuan edhe votuesit besnikë të BDI-së.

“Kam pasur dashamirë, përkrahës edhe nga subjekti oponent, në këtë rast nga BDI, të cilët më kanë përkrahur, kushtimisht thënë fshehurazi në këtë garë, që sot të jem përfaqësues i tyre politik”, deklaroi Elmazi për Gjurmë.info.

Tha se një pjesē e konsiderueshme e BDI-së, votuan për të.

Comments are closed

Related Posts