Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Egzon Ibrahimi i ftuar nga Presidenti turk për të lexuar Kuranin në Pallatin Presidencial në Ankara
Kosovë

Egzon Ibrahimi i ftuar nga Presidenti turk për të lexuar Kuranin në Pallatin Presidencial në Ankara

Egzon Ibrahimi nga Ferizaji ka marrë një ftesë të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për të qenë i pranishëm në Pallatin Presidencial në Ankara, ku do të lexojë fjalën e Zotit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ibrahimi përmes një postimi, ku thekson se ftesa erdhi nga “miku i madh i shqiptarëve”, presidenti turk Erdoğan.

“Me ftesë nga miku i madh i shqiptarëve, shkëlqesia e tij – Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në pallatin presidencial në Ankara për të lexuar fjalën e Zotit”, ka shkruar Ibrahimi, duke shoqëruar mesazhin me flamujt e Turqisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo ftesë konsiderohet një nder i veçantë, pasi aktivitetet fetare dhe ceremonitë në Pallatin Presidencial në Ankara zhvillohen shpesh me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura nga bota islame dhe përfaqësuesve të komuniteteve të ndryshme.

Comments are closed

Related Posts