Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • E gjithë vëmendja te postimi i fundit i Xhensilës, për Ledri Vulën
Kosovë

E gjithë vëmendja te postimi i fundit i Xhensilës, për Ledri Vulën

Prej muajsh, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë qenë padiskutim kryefjala e mediave rozë. Shkas për këtë vëmendje të madhe u bë afërsia e tyre e përfolur, e cila u përfol se shkonte më shumë se përtej një marrëdhënieje të thjeshtë profesionale pas bashkëpunimive të tyre muzikore.

Ditët e fundit, rrjeti zjeu nga të tjera thashetheme pasi Xhensila njoftoi se nuk do të jetë më nën menaxhimin e Faton Shoshit. Ky zhvillim i papritur bëri që të lindin dyshimet për një krisje të mundshme edhe në raportin e saj me Ledrin, duke marrë parasysh se ky i fundit vazhdon të jetë pjesë e të njëjtit menaxhment.

Mirëpo, kur të gjithë po flisnin për një “ndarje” dhe distancim të dyshes, veprimi i fundit i këngëtares ka vërtetuar krejt të kundërtën. Përmes një postimi në Instastory, Xhensila ka ripostuar një video paralajmëruese për një performancë të përbashkët me Ledrin. Posteri tregon se dyshja do të jetë bashkë javën që vjen për të performuar.

Ky postim vjen si një konfirmim i qartë se, pavarësisht ndryshimeve në rrugëtimin e saj me menaxherët, bashkëpunimi i Xhensilës me reperin vazhdon të jetë i njejtë. Mesa duket, dyshja është po aq e pandashme në skenë, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për një krisje mes tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts