Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Dy kryeshefat e policisë së Tetovës, në vijën e parë të luftës kundër krimit dhe dhunës në familje
Lajmi i Fundit

Dy kryeshefat e policisë së Tetovës, në vijën e parë të luftës kundër krimit dhe dhunës në familje

Policia e Tetovës po shënon rezultate të dukshme në luftën kundër kriminalitetit dhe dhunës në familje, ndërsa në krye të këtyre aktiviteteve janë drejtuesit e saj, Rijat Ali dhe Mujdin Beadini. Sipas të dhënave nga aksionet e realizuara gjatë periudhës së fundit, janë zbuluar dhe goditur disa raste që lidhen me tregtinë e lëndëve narkotike, ndërsa dhjetëra persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë përballur me procedura ligjore.

Një fokus i veçantë i punës së policisë ka qenë edhe lufta kundër dhunës në familje. Me reagime të shpejta dhe veprime konkrete në terren, janë ndaluar dhe proceduar një numër i konsiderueshëm personash të dyshuar për ushtrim dhune ndaj anëtarëve të familjes.

Angazhimi i vazhdueshëm i kryeshefit të SPB Tetovë, Rijat Ali, dhe shefit të Sektorit për Krim, Mujdin Beadini, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e efikasitetit të strukturave policore dhe në forcimin e sigurisë në rajon. Me një qasje të koordinuar dhe prani të vazhdueshme në terren, dy drejtuesit konsiderohen ndër faktorët kryesorë të rezultateve që policia e Tetovës po arrin në luftën kundër krimit dhe në mbrojtjen e qytetarëve.

Comments are closed

Related Posts