Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Durmishi: Të gjitha provimet profesionale, do të jepen në gjuhën shqipe
Ballina

Durmishi: Të gjitha provimet profesionale, do të jepen në gjuhën shqipe

“Studentët kërkuan që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, ndërsa ne i bëjmë që të gjitha provimet profesionale të jepen në gjuhën shqipe. Për këtë sot në qeveri u zhvillua një takim mes kryeministrit Mickoski dhe kryetarëve të VLEN-it. Prandaj ne me shumë siguri jut hemi: Provimet shumë shpejtë do të jenë edhe në SHQIP”.

Kështu tha Besar Durmishi nga VLEN, pas protestave të sotme të studentëve, të cilët kërkuan që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe. Durmishi mes tjerash tha se “se pas kësaj zhurme nuk qëndron halli i studentit, por halli i pushtetit të humbur”.

“Protesta e sotme përfundoi, por e vërteta mbeti: BDI 20 vite manipuloi me gjuhën shqipe. Sot jemi këtu sepse e vërteta duhet të thuhet siç është: Studentët sot protestuan kundër një padrejtësie ndaj tyre nga koha e BDI-së. Të gjithë shqiptarët e dinë se provimi i jurisprudencës asnjëherë nuk është zhvilluar në gjuhën shqipe. Protesta është e drejtë demokratike dhe askush nuk e konteston këtë. Por, ne reagojmë kundër atyre që mundohen ta manipulojnë të njejtën”, deklaroi Durmishi.

Ai kritikoi edhe shfaqjen në protesta të Blerim Bexhetit dhe Musa Xhaferit, fajtorëve kryesorë që provimi i jurisprudencës nuk jepet në gjuhën shqipe.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts