Në seancën e gjashtë të Këshillit Ekonomik Social ministri Besar Durmishi njoftoi rritjen e pagës minimale për vitin 2026, në përputhje me Ligjin për Pagën Minimale.
Sipas vendimit të miratuar, paga minimale do të arrijë në 38.507 denarë bruto, përkatësisht 26.046 denarë neto, që paraqet një rritje prej 2.470 denarë bruto dhe 1.667 denarë neto krahasuar me vitin 2025.
Durmishi theksoi se harmonizimi prej 6.86% është rezultat i formulës ligjore që bazohet në 50% të rritjes së pagës mesatare neto dhe 50% të rritjes së indeksit të shpenzimeve të jetesës, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.
“Kjo është një zgjidhje sistemore që garanton rritje të drejtë dhe të qëndrueshme të pagës minimale, duke mbrojtur standardin e jetesës së punëtorëve dhe stabilitetin ekonomik të vendit,” deklaroi ministri Durmishi.
Ai shtoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për politika që sigurojnë drejtësi sociale dhe zhvillim ekonomik të balancuar!















Comments are closed