“Jemi krenarë të informojmë se që nga viti 2008, Qendra e Shëndetit Publik Tetovë ka ndërtuar dhe përmirësuar vazhdimisht sistemin e menaxhimit të kualitetit në përputhje me ISO 9001″, ka shpërndarë njoftimin e “Qendrës së Shëndetit Publik – Tetovë” në Facebook, drejtori i saj, Shaqir Zulbeari.
Tutje, në postim janë potencuar arsyet dhe detajet e kontraktimit të kompanisë INTERCERT, e cila do realizojë dhe monitorojë menaxhimin e cilësisë, në këtë institucion shtetëror dhe shëndetësor, në përputhje me standardin global IS0 9001:2015.
“Si pjesë e angazhimit tonë për kualitet dhe përmirësim të vazhdueshëm, kemi vendosur bashkëpunim me organin certifikues INTERCERT nga Shkupi, duke vazhduar kështu vazhdimësinë në certifikimin dhe zbatimin me sukses të IS0 9001:2015
Ky hap është një tjetër konfirmim i angazhimit tonë për të siguruar standarde të larta në punën dhe shërbimet që ofrojmë. Certifikata është një njohje e angazhimit dhe profesionalizmit të të gjithë punonjësve, por edhe një kujtesë se procesi i përmirësimit është i vazhdueshëm”, mbaron njoftimi, nga ISHP – Tetovë.















Comments are closed