Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Lajmi i Fundit
  • Djaloshi Erhan Saliu shpërthen në lotë gëzimi pas hifzit të kryer me sukses
Lajmi i Fundit

Djaloshi Erhan Saliu shpërthen në lotë gëzimi pas hifzit të kryer me sukses

Dje, më datë 10 prill 2026, në xhaminë “Hfz. Xhavit ef. Ibrahimi” – Studeniçan, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorit të Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami, kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Ejup Abazi, përgjegjësin e Institutit të hifzit “Hafiz Ismail Efendiu”, hfz. Xhemail ef. Nuhiju dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë, u promovua hafizi Erhan Saliu, i cili mësimet e hifzit i ndoqi te muhafizi hfz. Xhelil ef. Shabani.

Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e muhafizit hfz. Xhelil ef. Shabani dhe rrugëtimin e hafizit të ri, ndërsa për këtë vepër madhështore lusim Allahun Fuqiplotë që hafizit t’i japë shëndet dhe t’ia shpërblejë mundin në dy botërat.

vlerësoi lartë figurën e hafizit dhe të muhafizit, ndërsa theksoi se ishte kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në këtë gëzim dhe ceremoni të hifzit.

Duanë e rastit e bëri drejtori i Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami.

 Në fund, nga Myftinia e Shkupit, hafizit iu nda certifikatë e hifzit, laptop dhe plaketë, ndërsa muhafizit iu nda një mirënjohje për kontributin e dhënë. Reisul Ulema ndau nga një dhuratë materiale – pliko për hafizin dhe muhafizin, si dhe një dhuratë simbolike për hafizin që ndjek mësimet.

Comments are closed

Related Posts