Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Disa pjesë të Tetovës dhe rrethinës nesër pa energji elektrike
Lajmi i Fundit

Disa pjesë të Tetovës dhe rrethinës nesër pa energji elektrike

Për shkak të punimeve të planifikuara teknike në rrjetin distributiv, të enjten (30 prill 2026), disa zona në Tetovë dhe rrethinë do të mbesin pa furnizim me energji elektrike

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të realizohen sipas këtij orari:

Tetovë: nga ora 09:00 deri në 14:30
Pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e qytetit të Tetovës, konkretisht objektet që ndodhen nën hekurudhë, pas Palma Mall.

fshati Cerovë: nga ora 09:00 deri në 14:00
Ndërprerje do të ketë në një pjesë të fshatit, më saktë nga rruga kryesore në anën e djathtë.

Tetovë: nga ora 10:00 deri në 13:00
Pa energji elektrike do të mbetet edhe pika pagesore Tetovë – Shkup.

Nga shërbimet kompetente u bëhet thirrje qytetarëve dhe bizneseve në zonat e prekura që t’i përshtatin aktivitetet e tyre me kohën e paralajmëruar të ndërprerjes. Nëse punimet përfundojnë më herët, furnizimi me energji do të rikthehet para afatit të paraparë

Comments are closed

Related Posts