Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Dëshmi tronditëse në gjykatë: Stojançe i rrahu dhe i la në autostradë bashkëshorten dhe vajzën në orën 1 të natës
Kronika e Zezë

Dëshmi tronditëse në gjykatë: Stojançe i rrahu dhe i la në autostradë bashkëshorten dhe vajzën në orën 1 të natës

Ljubica Stojanovska, nëna e Ivanës, dëshmoi sot në sallën e gjyqit se Stojançe Jovanovski i kishte lënë vajzën dhe bashkëshorten e tij në mes të autostradës në orën 1 pas mesnate dhe ishte larguar drejt Shkupit. Shkak për këtë ishte nervozizmi i tij sepse Ivana kishte gabuar rrugën gjatë kthimit nga një dasmë në Shtip, ngjarje kjo që e shtyu Ivanën të merrte vendimin për divorc.

Pasi Stojançe i la në rrugë, ishte shoku i tij, Martin Sazdov, ai që shkoi t’i merrte Ivanën dhe Katjan e vogël nga autostrada.

“I rrahu, i shkelmoi dhe i la në rrugë”
“Gjatë kthimit për në shtëpi, Ivana gaboi kyçjen në rrugë dhe ata u fjalosën.
Stojançe i nxori jashtë makinës Katjan dhe Ivanën në mes të autostradës; e godiste dhe e shkelmonte Ivanën. Katja tha: ‘Gjyshe, edhe mua më goditi’. Pasi i rrahu, u largua dhe i la në autostradë në orën 1 të natës. Ivana thirri vjehrrën, por ajo i tha se i dhembte stomaku dhe nuk mund të vinte.

Thirrën vjehrrin, edhe ai tha se nuk mundej. Në fund u lajmërua Martin Sazdov, i cili i mori dhe i dërgoi në shtëpinë e tij. Ivana na tha pastaj: ‘Babi, mami, nuk mundem më të duroj’. Ne i thamë të qëndronte tek ne, se ajo ishte shtëpia e saj”, tregoi nëna e Ivanës.

Dëshmitarja shtoi se djali i vogël, Katja, i kishte treguar gjithë skenën e dhunës: “Babi e godiste me shkelma mamin derisa ajo ishte e shtrirë në tokë në autostradë”. Madje, Stojançe i kishte thënë mikut të tij Martin: “I rraha të dyja kurvat”, duke iu referuar bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Dhunë e vazhdueshme dhe frikë
Stojanovska dëshmoi edhe për një rast tjetër gjatë verës së kaluar, kur Stojançe e kishte pritur Ivanën në banesë për t’i marrë telefonat dhe për ta kontrolluar. “Ivana kishte shenja në qafë, ai e kishte mbytur. Arriti të ikte me vështirësi. Unë e denoncova rastin në polici në Karposh, por Ivana të nesërmen nuk guxoi ta nënshkruante procesverbalin nga frika”, tha ajo.
Nëna e Ivanës theksoi se gjatë procesit të divorcit, Ivana jetonte në ankth të vazhdueshëm se mos Stojançe nuk ia kthente vajzën pasi e merrte për vizitë. Ajo tregoi se Stojançe nuk ishte prind i përkushtuar dhe se ishte shumë i rreptë.

“Një ditë, Katja na tha: ‘E dini që babi ka një grua tjetër dhe një djalë të vogël me ne në makinë?’. Gruaja tjetër kishte ngrënë në makinë dhe kishte bërë thërrime, por babi nuk i tha gjë. Kurse ne, mami, po të ishim, do të na nxirrte jashtë makinës. Kur Ivana vinte me trotinet, ai nuk e linte ta fuste në bagazh që të mos ia bënte pis makinën, kështu që Ivana e ndiqte makinën me trotinet nga pas”, përfundoi dëshminë e saj Ljubica Stojanovska.

Comments are closed

Related Posts