Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Dëmtuan buxhetin e NP “Pyjet kombëtare” me mbi tre milionë denarë, kallëzim penal për tre persona
Kronika e Zezë

Dëmtuan buxhetin e NP “Pyjet kombëtare” me mbi tre milionë denarë, kallëzim penal për tre persona

Zyra për Çështje të Jashtme Kriminalistike në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër një personi juridik nga një fshat në komunën e Makedonski Brodit dhe B.B. (21) nga Kërçova, drejtues i personit juridik, për shkak të dyshimit për kryerje të dy veprave penale “vjedhje”, kundër B.B. (45) nga fsh. Pllasnicë për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale “ushtrimi i transportit publik pa licencë” dhe “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të rreme” dhe kundër G.P. (50) nga Kërçova, punonjës i NP “Pyjet Nacionale”, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”.

Gjatë viteve 2024/2025,i denoncuari i parë ka lidhur kontrata shiteblerjeje të druve për ngrohje me Ndermarjen Publike Pyjet Nacionale,filiali Lopushnik-Kërçovë,më pas,më 27.08.2025,në bazë të kontratave i denoncuari i katërt G.P ka pergaditur letër përcjellse në të cilën ka futur përmbajtje të rreme dhe si të tillë i denoncuari i tretë B.B e ka përdorur atë si provë në procedurat ligjore dhe e ka transportuar drurin me mjet transportues “Man” pa poseduar licencë për ushtrimin e transportit publik.

Përveç kësaj personi i denoncuar juridik ka kryer vjedhjen e 852.5 metrave kub dru për ngrohje shtesë, me të cilat i është shkaktuar dëm material buxhetit të NP “Pyjet nacionale”,thonë nga MPB.

Comments are closed

Related Posts