Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • DAP aksion të gjerë kundër ekonomisë gri: Detektohen mbi 6.000 biznese aktive pa pajisje fiskale
Ekonomi

DAP aksion të gjerë kundër ekonomisë gri: Detektohen mbi 6.000 biznese aktive pa pajisje fiskale

Si pjesë e aktiviteteve për luftimin e ekonomisë gri, Drejtoria e të Hyrave Publike (DAP) fillon një aksion të përforcuar të fokusuar te subjektet afariste që operojnë jashtë sistemit fiskal. Sipas evidencës së tyre zyrtare, rreth 6.451 taksapagues që janë aktivë dhe kanë të punësuar, nuk posedojnë fare sistem të regjistruar fiskal.

​Sipas të dhënave të DAP-it, në veprimtaritë si tregtia me shumicë dhe pakicë, përgatitja dhe shërbimi i ushqimit, veprimtaritë juridike dhe kontabël, si dhe agjencitë turistike – ku kryesisht qarkullimi bëhet me para në dorë (kesh) – janë detektuar 6.451 subjektet që nuk kanë pajisje fiskale. Prej tyre, 3.115 subjekte janë të regjistruar edhe për qëllime të TVSH-së, gjë që tregon qartë kryerjen e aktivitetit të rregullt afarist.

​Siç informon DAP, aktivitetet dhe kontrollet në fazën e parë do të drejtohen pikërisht drejt këtyre subjekteve aktive, me qëllim harmonizimin e tyre të menjëhershëm me obligimet ligjore për regjistrimin e pagesave me para në dorë.
​Përveç kësaj, janë detektuar edhe 13.966 taksapagues të tjerë në këto veprimtari pa pajisje fiskale, për të cilët do të kryhen kontrolle në terren dhe ballafaqim të dhënash për të vërtetuar nëse ata realisht kryejnë aktivitet pa deklaruar qarkullimin dhe pa paguar tatime.

​”Nëse vërtetohet se subjektet ushtrojnë veprimtari por nuk e denoncojnë qarkullimin, përveç gjobave për kundërvajtje, do të ngrihen edhe procedura përkatëse penale sipas ligjit”, potencohet nga DAP.

​Sipas Ligjit për Regjistrimin e Pagesave me Para në Dorë, çdo taksapagues është i detyruar:
​Të vendosë dhe të përdorë një sistem të miratuar fiskal.
​Ta regjistrojë atë në DAP para fillimit të punës.
​Të lëshojë llogari fiskale për çdo shitje të mallrave ose shërbimeve.

​Mosrespektimi i këtyre dispozitave parashikon gjoba të larta në para dhe vulosjen (mbylljen) e objekteve tregtare.
​DAP u bën thirrje të gjithë subjekteve që të harmonizohen vullnetarisht dhe të pajisen me aparate fiskale përmes operatorëve të autorizuar. “Lufta kundër ekonomisë gri mbetet prioriteti ynë për të krijuar rregull në ekonomi dhe për të mbrojtur bizneset që punojnë në mënyrë legale,” përfundon njoftimi.

Comments are closed

Related Posts