Është caktuar seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit, i cili përballet me aktakuzë për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar për Klankosova.tv se seanca do të mbahet më 7 shtator nga ora 09:30, transmeton Periskopi.
Sheholli po përballet me aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale, për veprat penale spiunazh dhe shantazh.
Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Shërbimin Informativ dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA), ndërsa në një rast tjetër akuzohet për shantazh ndaj një biznesmeni.
Në aktakuzë pretendohet se Sheholli, nga një periudhë e pacaktuar deri më 9 tetor 2025, ka vepruar si person i rekrutuar nga BIA dhe sipas udhëzimeve të zyrtarit të këtij shërbimi, Bojan Dimiç.
Prokuroria pretendon se gjatë kësaj periudhe ai ka mbledhur dhe përcjellë informacione e dokumente lidhur me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve në Kosovë.













Comments are closed