Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

Kosovë

Buzhala “ofendon” tetovarët, mbron Edi Ramën

Gazetari kosovar Berat Buzhala ka reaguar me tone të ashpra të cilët cilësohen edhe si ofenduese, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht atyre të Tetovës, për atë që ai e quan mungesë reagimi ndaj emërtimit të sheshit kryesor të qytetit me emrin e Josip Broz Titos.

Në një postim publik, Buzhala ironizoi shqiptarët që, sipas tij, udhëtojnë drejt Tiranës për të protestuar në emër të demokracisë në Shqipëri, ndërsa nuk organizojnë protesta kundër vendimit për emërtimin e sheshit në Tetovë.

“Miremëngjes u them të gjithë shqiptarëve, përveç shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët nuk protestojnë kundër qeverisë së vet që sheshin kryesor në qytetin kryesor shqiptar, Tetovë, e ka pagëzuar me emrin e diktatorit Josip Broz Tito”, shkruan Buzhala.

Ai e cilësoi Titon si “armikun më të madh të shqiptarëve”, duke pretenduar se gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë shqiptarët në Maqedoni kanë qenë të diskriminuar dhe të trajtuar si qytetarë të dorës së tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts