Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Bozhinovska-Shtajn von Kamienski: Bashkëpunimi i suksesshëm me KfW është parakusht për realizimin e projekteve kyçe për një sistem të qëndrueshëm energjetik
Lajmi i Fundit

Bozhinovska-Shtajn von Kamienski: Bashkëpunimi i suksesshëm me KfW është parakusht për realizimin e projekteve kyçe për një sistem të qëndrueshëm energjetik

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska zhvilloi një takim
pune me drejtuesen e re të Departamentit të Energjisë në bankën gjermane të zhvillimit KfW për
Evropën dhe Kaukazin, Babet Shtajn von Kamienski.
Në takim u diskutua për projektet aktuale energjeike, si dhe thellimin e bashkëpunimit të
ndërsjellë në fushën e energjisë së qëndrueshme.
U diskutuan disa projekte kyçe të realizuara me mbështetjen e KfW, duke përfshirë fazën e dytë
të parkut me erë Bogdanci, si dhe projektet energjetike në Manastir. Këto investime, siç u theksua
në takim, do të forcojnë pavarësinë energjetike të vendit.

Ministrja Bozhinovska, në takim, theksoi se KfW gjermane është një nga partnerët tanë më të
rëndësishëm, përmes mbështetjes së të cilit realizohen projektet kyçe në interes të qytetarëve.
Përfaqësuesit e KfW në takim riafirmuan angazhimin e tyre për forcimin e bashkëpunimit të
ndërsjellë në fushën e tranzicionit energjetik, duke theksuar rëndësinë e tranzicionit të
përshpejtuar drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Ata theksuan angazhimin e tyre për të
mbështetur Qeverinë me qëllim sigurimin e një sistemi elektroenergjetik të sigurt dhe modern, si
dhe përafrimin me standardet evropiane.
“Modernizimi i infrastrukturës energjetike dhe lidhjes rajonale do të forcojë pozicionin e
Maqedonisë së Veriut në kontekst rajonal dhe global. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me KfW
për ne është me rëndësi të jashtëzakonshme”, deklaroi ministrja Sanja Bozhinovska.
Bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se bashkëpunimi do të vazhdojë më tej, veçanërisht në

pjesën e investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit
energjetik në nivel kombëtar.

Comments are closed

Related Posts