Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Borxhi ndaj kreditorëve vendas në RMV arriti në 4.3 miliardë euro
Ekonomi

Borxhi ndaj kreditorëve vendas në RMV arriti në 4.3 miliardë euro

Fondet private të pensioneve, kompanitë e sigurimeve dhe bankierët mbeten financuesit më të mëdhenj të shtetit. Kreditë që ata ia dhanë Qeverisë në bazë të letrave shtetërore me vlerë “llogariten” në disa miliarda euro. Në fund të shkurtit të këtij viti, borxhi i shtetit në bazë të letrave shtetërore me vlerë arriti në 4.310.000.000 euro, me një tendencë rritjeje të vazhdueshme në periudhën e kaluar. Madje 52,3% e kredive nga kreditorët vendas kanë një afat maturimi prej 15 vitesh, shkruan analiza ekonomike javore.

Për vetëm 5 vjet, borxhi ndaj kreditorëve vendas pothuajse është dyfishuar

Bankat, fondet e pensioneve, kompanitë e sigurimeve dhe aktorë të tjerë të tregut do të vazhdojnë të jenë një burim i “parave të vendit” edhe këtë vit. Të dhënat e reja nga Ministria e Financave tregojnë se në fund të shkurtit të këtij viti, borxhi ndaj kreditorëve vendas arriti në 4.310.000.000 euro. Sipas llogaritjes së “Portalb”-it, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, borxhi i shtetit përmes letrave me vlerë është rritur për madje 572.500.000 euro dhe në këtë periudhë njëvjeçare borxhi shënon rritje çdo muaj, vazhdimisht. Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, borxhi i brendshëm i shtetit është rritur për 34.000.000 euro.

Comments are closed

Related Posts