Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

Lajmi i Fundit

Berisha akuza Ramës për integrimin


Kreu demokrat Sali Berisha ka deklaruar se në Bruksel po diskutohet zhbërja e plotë e procesit të integrimit evropian.

“Burime shumë serioze për diskutime e gjëra që po zhvillohen në kancelaritë evropiane dhe në Bashkimin Evropian në të cilat nuk përjashtohet dhe opsionin i zhbërjes së  plotë të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian për shkak të këtyre qëndrimeve antikushtetuese, antidemokratike, antiligjore që mban Edi Rama në rastin e dosjes së tij dhe në aparencë të Ballukut dhe AKSH-it”, tha Berisha.

Kryetari i PD-së ftoi shqiptarët të marrin vetë në dorë fatin e tyre.

“Edi Rama po luan me fatet e vendit, me fatin e çdo shqiptari për të mbrojtur krimet e tij. 10 shkurti është dita e çdo qytetari , dita e dinjitetit, e guximit, e kurajës, e vendosmërisë për  të marrë fatet në duar”, u shpreh ai.

Comments are closed

Related Posts