Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Begaj takon ish-presidentin Pendarovski, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe Korridorin 8
Ballina

Begaj takon ish-presidentin Pendarovski, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe Korridorin 8

Gjatë vizitës së tij treditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua edhe me ish-Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në takimin miqësor, dy presidentët diskutuan për zhvillimet e fundit politike në rajon, si dhe për situatën e sigurisë në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Vëmendje e veçantë iu kushtua marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje dhe nevojës për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, shkruan Almakos, përcjellë Pollogu.news

Gjatë bisedës u trajtua edhe rëndësia strategjike e Korridorit 8, projekt që lidh rajonin me rrjetet evropiane të transportit. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë investimet dhe angazhimin konkret për realizimin e këtij projekti madhor infrastrukturor.

Ish-Presidenti Pendarovski u vlerësua si një figurë që gjatë mandatit të tij i kushtoi vëmendje të posaçme marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërtimit të kohezionit shoqëror në vend.

Comments are closed

Related Posts