Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • BDI: Skandaloz përjashtimi i segmentit Strugë-Qafë Thanë nga Korridori 8
Lajmi i Fundit

BDI: Skandaloz përjashtimi i segmentit Strugë-Qafë Thanë nga Korridori 8

BDI ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministrit të Transportit, Aleksandar Nikollovski, i cili para disa ditësh tha publikisht se segmenti Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë, si pjesë e Korridorit 8, mund të përjashtohet nga projekti për shkak të kufizimeve të lidhura me UNESCO-n.

Nga partia e Ali Ahmetit vlerësojnë se një deklaratë e tillë është alarmante dhe e papranueshme, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt strategjik me rëndësi të madhe rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas BDI-së, Korridori 8 nuk është një projekt lokal infrastrukture, por një korridor strategjik që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke bashkuar Italinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë në një bosht të rëndësishëm ekonomik dhe gjeopolitik. Ata theksojnë se segmenti Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë është pjesë përbërëse e këtij korridori dhe e planeve të miratuara më parë.

Comments are closed

Related Posts