Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • BDI: MPB ta publikojë raportin e plotë, për rrahjen e dy të rinjëve
Ballina

BDI: MPB ta publikojë raportin e plotë, për rrahjen e dy të rinjëve

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar nga ministria e Punëve të Brendshme që ta publikojë raportin e plotë policor lidhur me ndërhyrjen e 7 tetorit, gjatë së cilës dy të rinj nga Saraji, të moshës 21 dhe 23 vjeç, dyshohet se janë rrahur nga pjesëtarë të policisë.
“Në opinion janë paraqitur versione të ndryshme për ngjarjen. Sipas dëshmive të të rinjve, ata janë goditur edhe pasi janë neutralizuar dhe prangosur, ndërsa në publik janë paraqitur pretendime për rezistencë ndaj policisë dhe marrje të armës së një zyrtari policor. Për këtë arsye, BDI kërkon që MPB-ja të publikojë raportin fillestar të patrullës policore, procesverbalet dhe dokumentacionin përkatës, duke respektuar të dhënat personale dhe integritetin e hetimit”, thuhet në komunikatën e BDI-së. Partia kërkon përgjigje se kush e ka përpiluar raportin, çfarë kanë deklaruar policët e përfshirë në ndërhyrje dhe nëse versioni i tyre përputhet me pamjet që tashmë janë bërë publike.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts