Pas deklaratës së djeshme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni se në shkollën e policisë ka pasur interesim të ulët të kandidatëve shqiptar, ka reaguar sot Bashkimi Demokratik për Integrim. Partia opozitare pretendon se, të dhënat dhe listat e kandidatëve e demaskojnë deklaratën e Isenit dhe VLEN-it se shqiptarët nuk kanë pasur interesim apo nuk kanë konkurruar për pranim në shkollën e mesme të policisë.
Sipas tyre, 105 kandidatë shqiptarë kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet për pranim, por nuk janë pranuar.
“Kjo e rrëzon përfundimisht arsyetimin e Astrit Isenit, i cili për të mbrojtur një vendim që dëmton rëndë përfaqësimin e shqiptarëve, ka zgjedhur të manipulojë opinionin publik me të pavërteta. Astrit Iseni doli publikisht në mbrojtje të vendimit skandaloz, përmes të cilit nga 310 kandidatë të pranuar, vetëm një numër minimal janë shqiptarë. Për ta arsyetuar këtë përjashtim, ai u përpoq të manipulojë opinionin me pretendimin se shqiptarët nuk kanë aplikuar ose nuk kanë pasur interesim të mjaftueshëm, duke paraqitur shifra që nuk përputhen me realitetin dhe me listat e kandidatëve që kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet”, thuhet në reagim.















Comments are closed