Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • BDI-ja, Mickoskit: Zbatimi i Kushtetutës s’është problem i trashëguar
Lajmi i Fundit

BDI-ja, Mickoskit: Zbatimi i Kushtetutës s’është problem i trashëguar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit lidhur me çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e cilësuar atë si përpjekje për shmangie të përgjegjësisë institucionale. Nga kjo parti thonë se deklarimi i kryeministrit se bëhet fjalë për një “problem të trashëguar” nuk qëndron, pasi sipas tyre bëhet fjalë për një të drejtë që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta dhe nga Ligji për përdorimin e gjuhëve. “Deklarata e Kryeministrit se çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është ‘problem i trashëguar’ është një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për moszbatimin e një të drejte që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta dhe nga Ligji për përdorimin e gjuhëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Comments are closed

Related Posts