Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • BDI: Edhe zyrtarisht anulohet Korridori 8 – Qeveria mohoi projektin dhe gënjeu qytetarët
Lajmi i Fundit

BDI: Edhe zyrtarisht anulohet Korridori 8 – Qeveria mohoi projektin dhe gënjeu qytetarët

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj lajmit për anulimin e segmentit Trebenishtë-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

Përmes një deklarate, kjo parti thekson se ajo që paralajmëruan një muaj më parë tashmë është vërtetuar zyrtarisht.

Sipas BDI-së, kjo qeveri fillimisht i cilësoi si shpifje paralajmërimet për bllokimin e këtij projekti strategjik, por sot doli në shesh e vërteta.

Ata e cilësojnë këtë si një tjetër projekt të anuluar dhe një të drejtë të mohuar për qytetarët, duke premtuar se përgjegjësit do të japin llogari për këtë dështim infrastrukturor.

Comments are closed

Related Posts