Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • BDI: Asnjë fjalë shqip në 100-ditëshin e Gjeorgjievskit
Ballina

BDI: Asnjë fjalë shqip në 100-ditëshin e Gjeorgjievskit

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar ndaj kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, ku ky i fundit, ditë më parë gjatë prezantimit të 100 ditëve të para të tij qeverisje të kryeqytetit, sipas BDI-së, është përjashtuar gjuha shqipe edhe pse ata thonë se Shkupi është qytet dygjuhësh me ligj. Integristët theksojnë se një event zyrtar me para publike pa asnjë fjalë në shqip është shkelje e barazisë së garantuar.

Ramadan Emini, BDI

“Përveç kësaj, me krenari tha se për 100 ditë larguam plot 600 të punësuar nga puna, ku sipas listave të publikuara, të gjithë thuajse ishin shqiptar. Shkupi është qytet dy gjuhësh me ligj, mosrespektimi i këtij detyrimi sjellë përgjegjësi ligjore”.

Nga partia opozitare shqiptare  shtojnë se çdo përjashtim i saj çon drejt margjinalizimit, e për këtë ata thonë se një gjë të tillë nuk do ta lejojnë të normalizohet, andaj ata ftojnë të rinjtë, pa dallim, të bashkohen me ta sepse siç thonë, barazia nuk negociohet.

Comments are closed

Related Posts