Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Lajmi i Fundit
  • Babai shtyp aksidentalisht, djalin e tij gjashtëvjeçar me makinë në Tetovë
Kronika e Zezë

Babai shtyp aksidentalisht, djalin e tij gjashtëvjeçar me makinë në Tetovë

Më 23.08.2026 në orën 09:50 në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente Tetovë është raportuar se te ta me lëndime dhe në gjendje të rëndë shëndetësore është pranuar një i mitur, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se rreth orës 08:30 në rrugën “Kiro Ristevski Drnc” në Tetovë, V.S. (42) nga Tetova, duke u lëvizur prapa me automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Touareg” pa shenja regjistrimi, me rrotën e pasme e ka shtypur djalin e tij gjashtëvjeçar, raporton Pa Censurë. Vëzhgimin e vendit e ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për sqarimin e rastit.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts