Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Lajmi i Fundit
  • Babai i tij e kishte uzurpuar në emër të UÇK-së, momenti kur Policia e Kosovës e largoi Rron Gjinovcin nga lokali
Kosovë

Babai i tij e kishte uzurpuar në emër të UÇK-së, momenti kur Policia e Kosovës e largoi Rron Gjinovcin nga lokali

Mediat e afërta më pushtetin e Vetëvendosjes, Rron Gjinovcin e ftojnë nëpër debate televizive në cilësinë e analistit. Por, sa herë që gjatë debatit përmendet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe krerët e saj, Gjinovci lëshon “vrerë” ndaj tyre.

Por pse po ndodh kjo?

Gjithçka që ka të bëjë më luftën, për Rron Gjinovcin është e padurueshme. Deklaratat e tij janë ashpërsuar sidomos viteve të fundit. Para pak ditësh, Gjinovci tha se gjatë luftës nuk ka parë askund ushtar të UÇK-së, duke shtuar se ka parë vetëm njerëz pas luftës që kanë uzurpuar në emër të UÇK-së. Por, në vitin 2016, Policia e Kosovës kishte hyrë në një objekt që konsiderohej i uzurpuar prej babait të Gjinovcit për ta larguar nga aty. Objekti thuhet se ishte uzurpuar duke u thirrur në UÇK-në.

I pranishëm gjatë ndërhyrjes së policisë, sipas fotografive që ka siguruar Demokracia.com, shihet edhe Rron Gjinovci, i cili po i qëndronte pranë të atit në ato momente.

“Kjo pronë e paluajtshme në bazë të urdhrit të Gjykatës NR: PN. 140 /16 DT: 21.06.2016 i është nënshtruar sekuestrimit të përkohshëm. Hyrja në të nuk është e lejuar. Ata që hyjnë pa leje mund t’i nënshtrohen arrestit”, kështu shkruhej në njoftimin që ishte vendosur në lokalin e uzurpuar nga babai i Rron Gjinovcit.

I kontaktuar nëpërmjet rrjetit social nga gazetari i Demokracia.com, Gjinovci ka refuzuar të dërgojë një e-mail adresë, në të cilën do t’i drejtoheshin zyrtarisht pyetjet dhe fotografitë lidhur me këtë rast, që të merrej edhe qëndrimi i tij.

Po ashtu, emaili i OJQ-së “ORCA-s”, ku ai është drejtor ka qenë e paqasshme, ndonëse Demokracia.com ka provuar t’i dërgojë pyetje edhe aty.


Rron Gjinovci, në një intervistë për historianin serb Vladimir Unkovski-Korica, i cili ishte profesor në Universitetin Kombëtar të Kërkimeve – Shkolla e Lartë e Ekonomisë në Moskë, e kishte akuzuar UÇK-në, kishte nënçmuar Rugovën, kishte lavdëruar Beogradin dhe Leninin.

Comments are closed

Related Posts