Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-luftëtarit të UÇK-së, Sahit Jashari.
Në një mesazh ngushëllimi, Azizi vlerësoi figurën e Sahit Jasharit si një luftëtar të përkushtuar të lirisë, i cili pati nderin të ishte ushtar i Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
“Sahit Jashari, me trimërinë e tij në luftë dhe urtësinë në paqe, na mësoi se atdheu duhet dashur mbi gjithçka dhe pa asnjë kusht. Lufta e tij nuk ishte kurrë mjet përfitimi, por sakrificë për lirinë e vendit”, ka shkruar Azizi.
Në fund, deputeti u shprehu ngushëllime familjarëve, duke lutur që i ndjeri të prehet në paqe dhe të shpërblehet me Xhenet.














