Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • ASH e Selës: Ministria e Arsimit, ndan bursa vetëm për gjuhën maqedonase, anashkalohen studimet për gjuhën shqipe
Ballina

ASH e Selës: Ministria e Arsimit, ndan bursa vetëm për gjuhën maqedonase, anashkalohen studimet për gjuhën shqipe

Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Ziadin Sela ka reaguar se Ministria e Arsimit dhe Shkencave po ndan bursa vetëm për studentët e Katedrës për studim të Gjuhës Maqedonase, ndërsa anashkalohen studimet për Gjuhën Shqipe.

“Ministria për Arsim dhe Shkencë ka shpallur një thirrje diskriminuese që favorizon vetëm studentët e Katedrës së Gjuhës Maqedonase. Në një njoftim lëshuar në të gjithë universitetet publike dhe private, madje edhe në Universitetin e Tetovës, MASH njofton se do të ndajë 15 bursa për studentë që do të regjistrohen në vitin e parë në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Maqedonase. Bursa të tilla nuk janë parapa për gjuhën shqipe, dhe për këtë nuk është dhënë asnjë sqarim”, thuhet në reagimin e ASH-së.

ASH e Selës e vlerëson si diskriminues dhe racist këtë vendim dhe kërkojnë tërheqjen dhe korrigjimin e të njëjtit.

“Nëse MASH duhet të mbështet studimet e gjuhëve, kjo duhet të vlejë për të gjitha gjuhët dhe etnitë dhe jo ekskluzivisht vetëm për gjuhën maqedonase. Ky njoftim dëshmon edhe një herë qasjen e Qeverisë kundër gjuhës shqipe që ka filluar shumë më herët me tendencat për ndalimin e përdorimit të gjuhës shqipe si dhe me vetë iniciativën e Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Comments are closed

Related Posts