Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Lajmi i Fundit
  • Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite për rrëmbim dhe zhdukje personi
Kronika e Zezë

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite për rrëmbim dhe zhdukje personi

Adrian Ogiçi, 40 vjeç, shtetas shqiptar i dënuar me 20 vite burg për rrëmbimin dhe zhdukjen e Ridvan Lamajt në Sarandë, është arrestuar pas shumë vitesh arrati nga autoritetet spanjolle.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ogiçi u kap falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe spanjolle, ndërsa pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Rasti i rrëmbimit dhe zhdukjes së Lamajt daton në vitin 2015, ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda në 2017 kishte shpallur fajtorë dy persona për këtë ngjarje, duke i dënuar me total 39 vite burg.
Dyshohet se rrëmbimi ishte lidhur me prishje pazare droge, dhe viktima ishte përdorur si korrier droge. Për fatin e Lamajt nuk ka ende informacion të qartë.
Policia shqiptare ka theksuar se arrestimi i Ogiçit është rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Comments are closed

Related Posts