Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

Kronika e Zezë

Arrestohet Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit

Elvis Kelmendi, djali i bosit të drogës, Naser Kelmendit është arrestuar para dy ditësh në Sarajevë.

Pas kësaj, Gjykata Komunale e Sarajevës i ka caktuar atij masën e ndalimit të lëvizjes në territorin e komunës së Ilixhës, ka konfirmuar për portalin Klix.ba avokati i tij, Emir Gazi.

Ai dyshohet se më 22 mars ka kryer veprën penale të Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në territorin e komunës Ilixha. Siç raporton Klix.ba, ai dyshohet për një plagosje me armë që ndodhi gjatë fundjavës në këtë komunë.

Pas tij qëndron një dosje e gjerë penale përfshirë, ndër të tjera, për trafikim të drogës.

Sipas detajeve të aktakuzës, Kelmendi dhe Ahmiq akuzohen se së bashku me M.V., A.F., R.G. dhe persona të tjerë të panjohur në territorin e BiH, Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, kryenin tregtim, shitje dhe transport të paligjshëm të drogës.

Theksohet se ata e shisnin drogën në BiH, ndërsa për komunikimin e tyre përdornin aplikacionin Sky, i destinuar për komunikim të sigurt dhe të koduar.

Kelmendi, nga viti 2021 është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, Kelmendi kërkohet nga autoritetet kosovare si i dyshuar për mashtrim, lëndim të rëndë trupor dhe falsifikim të dokumenteve.

Comments are closed

Related Posts