Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

Kronika e Zezë

Arrestohen dy persona në Gostivar dhe Tetovë për drejtim pa leje

Dy persona janë privuar nga liria gjatë ditës së djeshme në Gostivar dhe Tetovë për drejtim automjeti pa leje drejtimi informon Tetovasot.

“Më 29.03.2026 në ora 19:00 tek kryqëzimi i Zdunjës, punonjës policie nga Departamenti Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria E.R. (26) nga Gostivari. Ai është kapur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Gostivarit pa leje drejtimi”, njofton policia.

Ndërkohë, një tjetër rast është regjistruar në Tetovë.

“Po atë ditë në ora 21:50 në rrugën ‘Bllagoja Toska’ në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.D. (25) nga Tetova. Ai drejtonte një motoçikletë ‘Truva’ pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës”, thuhet në njoftim.

Automjetet janë sekuestruar dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”.

Comments are closed

Related Posts