Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Armatimi i UÇK-së, nga Kosova në Maqedoni, në vitin 2001, përplas komandantët Nasim Haradinaj dhe Sami Ukshini
Ballina

Armatimi i UÇK-së, nga Kosova në Maqedoni, në vitin 2001, përplas komandantët Nasim Haradinaj dhe Sami Ukshini

Në një intervistë ekskluzive për Pollogu News, ish-komandant Bardhi apo Nasim Haradinaj, u shpreh për rolin e tij në konfliktin e vitit 2001, se përpos që ka trajnuar ushtarët e UÇK-së në Maqedoni, depot e armëve që kishin ngelur nga Shqipëria, ua kishte dhuruar ushtarëve të UÇK-së në Maqedoni, ndërsa aksidentalisht merita e logjistikës, i kishte ngelur një figure të njohur politike në Maqedoni, kishte nënvizuar ai.


“I kam trajnuar në logjistik, ushtarët e UÇK-së në Maqedoni. Depot e armëve që nga ngelën prej Shqipërisë, ua dhurova ushtarëve të UÇK-së, në Maqedoni”, ka deklaruar, ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-komandant Sokolit apo Sami Ukshinit, i cili personin që nuk e përmendi me emër komandant Haradinaj, e dekonspiron se është Shefit Xhaferri, me pseudonimin “Kravata”, duke aluduar se ai ka qenë përgjegjës real i logjistikës për ushtarët e Maqedonisë, dhe se armët nuk janë dhuruar, por janë blerë nga Kosova.

“Përgjegjësi dhe udhëheqësi kryesor i logjistikës për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, ka qenë Shefit Xhaferi nga Gostivari,se di tani po na dalin shum e shumë patriot e kontribues,ndërsa realiteti është krejt ndryshe, shumica e depove te luftës së Kosovës na janë shitur për luftën në Maqedoni,sepse “komanontat” nuk kanë pranuar të na i japin pa i paguar,edhe pse njëherë janë paguar nga paratë e mërgatës gjithëshqiptare“, ka shkrur Sami Ukshini.


Nasim Haradinaj me pseudonimin, Komandant “Bardhi”, i ka reaguar komandat Sokolit, duke i thënë se armët Shefit Xhaferi i ka marrur nga ai, duke e pyetur në vazhdim komandant Sokolin, se në vitin 2001 ka qenë në Maqedoni, apo në Kosovë dhe Shqipëri, apo tek hotel Prizreni.

“Sami Ukshini Kravata apo !
Ku i ka marë ai Sami…. se kjo është e vërteta…e cila mshefet ne atë ….pjesën time … ?!!!
Pastaj sami ti a ke mbrenda atje ne luft a me mua kendej ne kosovë e Shqipëri…. apo Hotel Prizeren apo edhe je kon e zavends komandant i NASHECIT…!!!
Haaahaaaa e din ti sa keq o mos më me ngue mue e mos me më besue…..!!!”, ka komentuar, ai.

Komandant Sokoli, e ka vazhduar polemikën, duke shkruar se Shefit Xhaferi “Kravata”, i ka blerë armët nga Kosova, Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Hungaria. Si dhe ka përmendur edhe dy persona, njëri nga Tetova dhe tjetri nga Suhareka, të cilët kanë marrur fond për luftën.


“Shefit Xhaferi “KRAVATA”te gjitha armët i ka blerë në Kosovë, Shqipëri,Bosnje, Kroaci e deri në Hungari,dhe direkt vetëm nga ky njeri është furnizuar mbi 80 % e nevojave te luftës,ka pasur edhe dy veta që kanë marrë fond për luftën,spo i bëj publik me emra, njëri nga Tetova dhe tjetri nga Suhareka,por këta nuk kanë mbuluar as 10 % te nevojave, pjesa tjetër është mbuluar brenda në Maqedoni,ndërsa shumica logjistike mbi 200 veta ka qenë pjesë e organizimit nen komandën e KRAVATËS..!”, ka komentuar, Sami Ukshini.

Ende nuk ka ardhur reagimi i ardhshëm, i komandantit Nasim Haradinaj, ndaj komentit të fundit të komandant Sami Ukshinit.

Ish-komandanti Nasim Haradinaj, është pjesë e OVL-UÇK-së në Maqedoni. Ndërsa, ish-Komandanti Sami Ukshini, është i burgosur me burgim të përjetshëm në Idrizovë, si rrjedhojë e arrestimit në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, si pjesë e grupit të “Kumanovës”.

Video, në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/share/v/1DFFGAcAss/

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts