“KF Kamjani vazhdon të ndërtojë të ardhmen me hapa të sigurt!
Me shumë kënaqësi ju prezantojmë lojtarin 17-vjeçar, ARDIN NUREDINI i cili vjen nga Akademia e KF Shkëndijës dhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës së Kamjanit në Ligën e Dytë.
Një talent i ri, një mundësi e madhe dhe një tjetër dëshmi se KF Kamjani beson te të rinjtë dhe te energjia e gjeneratës së re.
Mirë se vjen në familjen e KF Kamjanit!
Puna sapo ka filluar. E ardhmja është e gjelbër!”, ka njoftuar në Facebook, faqja “Kamjan.














