Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Arben Fetai, thërret mbledhje urgjente, pritet shkrirja e të gjitha strukturave, për t’u shkrirë në VLEN
Ballina

Arben Fetai, thërret mbledhje urgjente, pritet shkrirja e të gjitha strukturave, për t’u shkrirë në VLEN

Aleanca e udhëhequr nga Arben Fetai do të mbajë nesër në mbrëmje një takim të jashtëzakonshëm me strukturat nga i gjithë vendi, ku pritet të merret vendim për shkrirjen e strukturave partiake. Nga kjo parti theksojnë se, si ndër kontribuuesit dhe sakrifikuesit më të mëdhenj për krijimin dhe mbajtjen gjallë të VLEN-it, po hedhin hapin e radhës drejt themelimit të VLEN-it si subjekt politik.

Disa javë më parë, edhe Lëvizja Besa i shkriu strukturat e saj partiake, si hap drejt formimit të subjektit të ri politik me emrin VLEN.

Pritet që të njëjtin veprim ta ndërmarrin edhe LD-ja e Izet Mexhitit dhe Alternativa e Bekim Salit.

Comments are closed

Related Posts