Këtë vit Karnavalet ilire nuk u organizuan në Tetovë, që siç bëri të ditur organizatori Neshat Mehmedi, kjo ndodhi në mungesë të mjeteve financiare. Mehmedi tha se ndihma nga institucionet ishte simbolike, që e pamundësoi organizimin.
Mehmedi tha se ky është edicioni i 18 i karnavaleve që siç tha, ka pasur edhe promovime të tjera në Prizren, Prishtinë e Kaçanik, duke theksuar mbështetjen që kanë pasur nga biznese dhe individ të caktuar.
Mjete të mjaftueshme nuk kemi pasur nga institucionet, dhe vetëm e vetëm që mos të humbet kontinuiteti, falë disa bizneseve dhe individëve që na kanë përkrahur dhe mbështetur që ky eveniment që të vazhdojë edhe këtë vit”, shprehet Mehmedi.















Comments are closed