Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Amir Elezi në emisionin “Samo Vistina” (Vetëm e vërteta) ka thënë se me rëndësi është se në këto rrethana, Artan Grubi është kthyer që të përballet me drejtësinë dhe ky është lajmi i mirë.
Grubi sot është arrestuar nga ana e MPB-së në vendkalimin kufitar në Bllacë i cili akuzohet për shpërdorim të 8 milionë eurove.
“I gjithë procesi duhet të jetë transparent dhe profesional dhe të dëshmohet se cila është përgjegjësia si zv/kryeministër dhe disa procedura mund edhe të interpretohen individualisht”, ka thënë Elezi.
Në listën e zezë amerikane bashkë me Dodikun
Se si do jetë epilogu i gjithë kësaj, shton Elezi, mos harrojmë se Departamenti amerikan i shtetit (DASH) atë e vendosi në listën e zezë dhe kjo ndikon thellë mbi gjithë procesin se sa ka qenë Grubi i pafajshëm”.
“Nëse kemi parasysh se DASH me siguri ka më shumë burime të të dhënave kur përpilohet një listë e tillë. Grubi është bashkë në listën e zezë me Dodikun dhe kjo është e qartë”, ka thënë Elezi nga VLEN.
Grubi ende është anëtar i BDI-së?!
Elezi në debat madje ka pyetur Faton Alitin nga BDI se a është Grubi ende anëtar i BDI-së.
“A është ende Artan Grubi, anëtar i BDI-së. Të jesh në listën e zezë dhe të mos distancohesh nga ai dhe të mos i pushojë anëtarësia flet për kontekst tjetër. Le të dëshmohet se është i pafajshëm, madje nuk është anëtar i parë që është në listën e zezë”, ka thënë Elezi nga VLEN.
Elezi: BDI për 20 vite nuk e zgjodhi çështjen e gjuhës shqipe, kjo flet për dobësinë e tyre
Sekretari i përgjithshëm i Alternativës dhe përfaqësues i VLEN-it, Amir Elezi në emisionin “Samo Vistina” (Vetëm e vërteta) në Kanal 5 ka thënë se BDI është më pak e thirrur të vendoset si mbrojtëse e gjuhës shqipe, sepse ata për 20 vite nuk e zgjidhën këtë çështje.
“Gjatë gjithë kohës lideri juaj Ali Ahmeti dhe BDI nuk e zyrtarizuan gjuhën shqipe apo çështjen lidhur me luftëtarët e UÇK-së”, i replikoi Elezi, Alitit të BDI-së.
Këtë çështje me rëndësi për shqiptarët, si gjuha, shton Elezi, e lanë si lëndë për interpretime politike për matje të forcave në Kuvend”.
Si VLEN i qasemi seriozisht çështjes së shqipes
“Për 20 vite nuk arritën ta zgjedhin çështjen e gjuhës shqipe që të jetë gjuhë e dytë zyrtare në vend, është bumerang për ta. Këtë çështje me rëndësi për shqiptarët e lanë si lëndë për interpretime politike, apo për matje të forcave në Kuvend. BDI është dëshmi se është jokompetente dhe proklamimi i tyre se gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare nuk është e vërtetë. Kjo flet për dobësinë e tyre dhe jo për pozicionin tonë. Atë që e themi si VLEN është seriozisht i qasemi kësaj çështje në dialogun me VMRO-DPMNE-në”, ka thënë Elezi nga VLEN.
LSDM e BDI e “sakatuan” prokurorinë
Elezi madje në debat tha se duhet të shihet në një qasje mbi të gjitha fenomenet në vend, jo vetëm në gjyqësi, sepse siç tha, “në Rekomandimet e fundit të BE-së duhet të kyçemi me ligje më të mira dhe reforma”.
“Këtu është edhe Ligji për prokurorinë që BDI dhe LSDM e sakatuan”, ka thënë ai.















Comments are closed