Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Ambasadori Meidani, fshin postimin me Fërçkovskin, pas kritikave
Ballina

Ambasadori Meidani, fshin postimin me Fërçkovskin, pas kritikave

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani u bë pishman për fotografinë e tij me ish ministrin e Brendshëm të periudhave më të errëta të shqiptarëve të Maqedonisë, Ljubomir Fërçkoski. Vetëm gjysmë ore pasi shprehu kënaqësinë e tij për takimin dhe librin që kishte pranuar nga ai, Meidani pas kritikave nga opinioni hoqi postimin. Mbase i njomur akoma në diplomaci Meidani harroi për një moment se kush është Fërçkoski, raporton Alsat, përcjellë Pollogu.news

Ljubomir Fërçkoski ishte ministër i Brendshëm në periudhën 1992-1996 kur shqiptarëve nuk iu njoh referendumi i janarit, ndërsa policia e Fërçkoskit aso kohe kishte bërë presion, frikësim dhe ndjekje politike të çdo figure që kishte ngritur zërin për autonomi territoriale-politike.
-Fërçkoski ishte ministër edhe në nëntorit të vitit 1992 kur ndodhën ngjarjet e Bit Pazarit të 6 dhe 7 nëntorit ku u vranë 4 persona ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan.
Fërçkoski ishte ministër edhe gjatë kohës kur u kërkua legalizimi i Universitetit të Tetovës. Dhuna dhe ndërhyrja policore kishte përfunduar me rrënimin e objektit të Rektoratit tëe UT-së.
Urrejtja dhe racizmi i Fërçkoskit ishte deklaruar edhe ndaj shqiptarëve jashtë kufijve. Kjo deklaratë e tij dëshmon qëndrimet e tij homogjeniste ku thotë se me ndihmën e aleatëve (fqinjëve) shqiptarët do t’i detyron të notojnë për në Itali.

“Nëse ballafaqohemi me tezën për të negociuar me terroristët dhe ndarjen e vendit, absolutisht do të ishte më e pranueshme teza e ndërhyrjes së ushtrive greke dhe bullgare bashkërisht me forcat tona mbi logjikën që e dëgjoj nga nxënësit e mi, se mbase neve do të flasim bullgarisht, por ata do të notojnë për në Itali”, deklaroi asokohe Fërçkovski.

Roli i Meidanit së fundi ishte parë në opinion si selektues dhe jo profesional. Nga heshtja e tij ndaj diskriminimit të shqiptarëve, sulmeve fizike dhe verbale, duke përfshi edhe thirrjet raciste e deri te akuzat për ndërhyrje në çështje e brendshme, Meidani vendosi t’i përgjigjet me gjuhën që e vlerëson si diplomatike: Se nuk bën politikë ditore, por shtetërore. /Alsat.mk

Kritikave se si në përfaqësinë diplomatike shqiptare pranoi një njeri që nga shqiptarët kujtohet si “kasapi i ri”, Meidani u përgjigj se e ardhmja ndërtohet mbi vullnetin për të ecur përpara.

“Kujtesa nuk është luks në diplomaci, por detyrim. E ardhmja nuk ndërtohet as mbi relativizim të historisë, as mbi refuzim të dialogut, por mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe vullnetin për të ecur përpara me dinjitet”, shkroi Meidani.

Comments are closed

Related Posts