Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shëndetësi
  • Aliu: Mungesa e mjekëve specialistë dhe largimi i infermierëve mbeten sfidë, priten punësime të reja
Lajmi i Fundit

Aliu: Mungesa e mjekëve specialistë dhe largimi i infermierëve mbeten sfidë, priten punësime të reja

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë një vizite zyrtare në spitalin e Gostivarit theksoi se sistemi shëndetësor përballet me mungesë të theksuar të kuadrit profesional. Ai deklaroi se aktualisht nuk ka mjaftueshëm mjekë specialistë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e infermierëve janë larguar nga vendi.

Ministri bëri të ditur se do të ndërmerren hapa konkretë për të përmirësuar situatën, duke paralajmëruar punësime të reja në përputhje me nevojat reale të institucioneve. “Do të punësohen aq persona sa do të ketë nevojë institucioni,” tha ai, duke shtuar se qëllimi është rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe lehtësimi i barrës mbi personelin ekzistues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts